Lajmin për vdekjen e hershme të atdhetarit dhe veteranit të UCK-së Ismail Haki Ahmeti-LALA e përjetuam me pikëllim të thellë.
Lala në personalitetin e vetë kishte te gërrshetuara vlerat më të larta njerëzore si urtësinë,bujarinë, atdhedashurinë dhe sinqeritetin.

Lala që nga ditët e para të formimit të KF RILINDJA ka qenë përkrahesi dhe tifozi më i flaktë i Rilindjes.

Ndihemi krenarë që e patëm në mesin tonë dhe bashkarishtë prezentuam kulturën sportive shqiptare këtu në Norvegji. Le të mbetet vepra e tijë mësim dhe inspirim për të gjithë ne.

Familje dhe farefis, shokë dhe bashkëluftëtarë të Lalës.

Pranoni ngushëllimet më të sinqerta nga anëtarët, tifozët dhe kryesia e KF RILINDJA.