Sapo përfundoi xhiroja e 12-të në ligën e 4 grupi 2 ku skuadra jonë fitoi me rezultat minimal 1-0 dhe vazhdon të kryesoj tabelën. Vlen për tu theksuar fakti që shumë nga titullarët e skuadrës mungonin në këtë ndeshje, megjithate djemtë tanë arritën të sigurojnë fitore shumë të rëndesishme. 

Duke ju uruar pushime sa më të këndshme, ndeshjen e sontme do e përshkruanim kështu:

”Ndihmo zot si ke ndihmue,
Djemt tanë me i bekue,
Mej bekue e dhanë forcë,
T`gjitha t`kqijat me i tejkalue,
Se dikush na i pat mallkue,
Djemt ma t`mir me na i lëndue,
Por s`pat dert he ty t`qofshim falë,
Se do tjerë na kan qillue,
Që për zemër jan drague,
Nji për nji jan betue,
Jan betue e shtërngue,
Për Rilindjen me luftue,
N`kry t`tabelës me qëndrue”