KF Rilindja disponon lokalin e saj në një ambient shumë të bukur në Trosterud, më saktësisht në adresën Dr. Dedichensvei 24 C. 0675 Oslo.

Lokali është i hapur çdo ditë dhe shfrytëzohet kryesisht për nevojat e klubit futbollistik Rilindja, si gjatë sezonit të ndeshjeve për takim të lojtarëve, parapërgatitje para ndeshjeve, aranzhmane të ndryshme dhe nevojave të tjera të skuadrës. Gjithashtu lokali shfrytëzohet në masë të madhe edhe nga anëtarësia, tifozëria si dhe miqtë e KF Rilindja ku bashkarisht, nëpërmjet ekranit të madh ndjekim ndeshjet e mëdhaja, si nga Premier League, Serie A, La Liga ose Bundesliga.

Keni nevojë për huazim lokalesh? Nëse keni nevojë për lokale për të aranzhuar festa, qofshin këto të karakterit privat për ditëlindje, gëzime familjare ose për nevoja të biznesit tuaj, përgjegjësi i lokalit do të bëj të pamundurën për të pershtatur aranzhmanin tuaj në mënyrë sa më të përkryer.

Disponojmë me të gjitha fasilitetet e nevojshme si kuzhinë, ekran, projektor si dhe tëknikë zërimi e me qëllim të plotësimit të të gjitha kërkesave dhe nevojave që mund të keni.

Për informata më të hollësishme ose edhe rezervime, luteni të kontaktoni me përgjegjësin e lokalit nëpërmjet postës elektronike në: xhn@live.no