Epopeja e UÇK-së 2014 – Oslo, Norvegji Oslo, 01.03.2014.

Foto dhe video nga manifestimi përkujtimor 16 vite pas rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij. Myasfirë kishim djalin e komandantit, z. Lulëzim Adem Jashari.

Fjala përshëndetëse e Klubit Futbollistik Rilindja mbajtur nga Shkëlzen Kukleci:

Zonja dhe zotërinj, të nderuar pjesëmarrës.

Më lejoni që së pari të falëmenderoi Kryesinë e KF Rilindja për respektin dhe nderin që më benë mua që sonte në emër të KF Rilindja të përshëndes këtë manifestim të përvjetorit të 16-të Epopesë së UÇK-së dhe sakrifices sublime të komandantit legjendarë A J dhe familjes së tijë.

Më lejoni që posaçërisht të përshendes organizatorët e këtij përvjetori,të parit në Oslo; SHKSH RILINDJA dhe SHOQATÊN SPORTIVE “ADEM JASHARI” DRØBAK.

Përshëndes përzemërsisht birin e komandantit tonë legjendarë A.J z. Lulzim Jashari, përshëndes ish zëdhënësin e UÇK -së për Norvegji, njëherit edhe aktivistin e mirënjohur të çështjes kombëtare z. Nufri Lekaj, ambasadorin e nderuar të RM z. Enver Abdullai si dhe të gjithë të pranishmit.

Kur e verifikova nëfjalorë fjalën EPOPE, mësova se kjo fjalë rrënjët i ka nga fjala greke, EPOIFE– që në shqipe figurativisht don të thotë:

Vepër e madhe tregimtare ku përshkruhen ngjarje e punë legjendare, historike , që kan të bëjnë me jetën e një populli apo të një kombi.

Apo, varg ngjarjesh heroike e me rëndësi historike në jetën e një populli”.

Historia më vonë do të dëshmonte se kjo vepër madhështore e heroit tonë kombëtar, do të shënonte kthesën e madhe historike të kombit tonë, në përpjekjen e tij shekullore për liri!

Nga ky këndvështrim, sonte me rastin e këtij manifestimi, nga prizma ime personale dhe ajo e KF Rilindja, dëshiroj të bëj një retrospektiv të shkurtër të Epopesë së UÇK -së.

Në aspektin personal, këtu para jush sonte, dua të ju rrëfej se si unë i përjetova këto ngjarje.

Janë dy momente që mua emocionalisht më kthyen në adoleshencë!

Momenti i parë ishte 5 marsi i vitit 1998 kur mësuam lajmin për rënjen heroike të komandantit tonë legjendar AJ dhe familjes Jasharaj. Mua, kurrë më parë në jetë, s`më kishte rastisur të dëgjoja që në historinë e popujve, një familje e vetme, të bënte një sakrificë kaq sublime për kombin e vet. Me të dëgjuar lajmin, më kapluan emocionet dhe shpërtheva në lot, për mos me thënë nga frika por më tepër droja dhe shqetësimi se me rënjen e komandantit, mos vallë ndoshta do të shuhej edhe rezistenca e armatosur e popullit tonë.

Ditët në vijim do të dëshmonin se çdo pikë gjaku e derdhur per lirinë e kësaj toke të shejntë, ngritej si një feniks dhe bëhej një forcë edhe më madhe në luftën për liri!

Momenti i dytë kur sërish më shpërthyen lotët si fëmijë, është data 14 qershor i vitit 1998, kurë në fushën e betejës, bie dëshmorë Armend Kukleci, pjesëtari i njësitit elit të UÇK -së shqiponjat e zeza.

Kur unë u largova nga Kosova Armendi ishte fëmijë, ai kishte vetëm 11 vjet. Tani lotët për Armendin ishin lot gëzimi, lotë gëzimi sepse edhe femijët e Kosovës ishin burrëruar dhe ja kishin kthyer pushkën armikut. Kjo ma shtoi entuziazmin dhe besimin se kombin tim, nuk ka forcë që do e mbanë nën robëri, dhe se liria është afër.

z. Lulëzim Adem Jashari dhe Shkelzen Kukleci

Nga prizma e KF RILINDJA do të shtoja:

Me shpërthimin e luftës së Kosovës në vitin 1998, klubi i jonë ka garuar në ligën e katërt Norvegjeze. Asokohe Kryesia merr vednimin të ndërpret garrat dhe njëherit i drejtohet Federatës së futbollit Norvegjez me kërkesë për lirimin nga obligimet, ngaqë klubi ishte i ngarkuar me problem të tjera. Falë autoritetit që klubi jonë kishte krijuar që nga themelimi e gjerë atëherë, Federata e Futbollit Norvegjez e aprovon kërkesën tonë. Sa për ilustrim, klubit kroat, Croatia gjatë luftës në Kroaci, një gjë tillë nuk ju aprovua.

Shumica nga ju të pranishëm këtu, e dini se unë, përpos funkscioneve që kam patur në KF Rilindja, gjatë luftës kam qenë drejtor i fondit Vendëlindja thërret dhe njëherit edhe sekretar i zyrë informative të Kosovës në Norvegji. Në cilësinë e drejtorit të fondit Vendlindja thërret, kam patur kontrollin e plotë të ndihmave që bashkatdhetarët tanë derdhnin në këtë fond si fond të vetëm të UÇK -së.

Me plotë përgjegjësinë e fjalës më duhet të cek këtu se, anëtarët e KF RILINDJA kanë qenë mbështetës të rregullt të fondit si dhe aktivist të devotshëm në mbështetje të UÇK -së. Për më tepër, dua të veçoj faktin se KF Rilindja me nderë dhe krenari ka bartur në gjoks shqiponjën dykrenare dhe kësisoji ka qenë ambasador i devotshëm i kulturës sportive të komunitetit shqiptar këtu në Norvegji.

Me date 5 mars të këtij viti, në stadiumin olimpik Adem Jashari në Mitrovicë, shënohet edhe një ngjarje historike që neve si klub futbollistik na gëzon tej mase. Më këtë datë zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare e përfaqësueses së Kosovës. Dëshirojmë dhe urojmë që së shpejti UEFA t`i njoh të drejtën e plotë perfaqësueses së Kosovës.

Në emër të KF Rilindja, ju premtojmë se, si në të kaluarën, tani e në të ardhmen, ne do të mbetemi përfaqësues të denjë të kulturës sportive shqiptare këtu në Norvegji

Falëmnderit për pjesëmarrjen dhe argëtim të këndshëm.