Te dielen, 20 shtator, patëm nderin dhe kënaqësinë që ta kemi në vizite z. Uliks Emra, Ambasador i Republikës së Kosovës në Norvegji.
Me këtë rast, gjetëm mundesinë të njoftojmë z. Ambasador me historinë e klubit futbollistik Rilindja si dhe situatën e tanishme. Ne pritje morën pjesë kryesia e klubit së bashku me trajnerin Alban Shipshani dhe shumicën e lojtarëve tonë.
Ishte një takim plot emocione, veçanërisht kur kuptuam që z. Uliks disa vjet më parë ishte një futbollist profesionist dhe përfaqësues e kapiten i ekipt kombëtar të Kosovës.
Ne si klub edhe një herë shprehem gatishmërinë tonë për të qenë shembull si gjithmonë për komunitetin tonë në Norvegji, si dhe interesin për mundësinë e bashkëpunimit me institucienet sportive në Kosovë.
Edhe njehere falëmenderime te vecanta për z. Uliks Emra që gjeti kohë për një vizitë edhe në këtë situatë pandemike që ka kapluar gjithë botën.
Me respekt,
Astrit Kukleci
Kryetar i KF Rilindja
—
Søndag 20. september fikk vi æren og gleden av å få besøk fra Uliks Emra, ambassadør for Kosovo i Norge.
Ved denne anledningen fant vi muligheten til å presentere vår klubb til vår kjære ambassadør, historien til Rilindja og reisen klubben vår har hatt. Til stede var også spillergruppen, styret og vår hovedtrener, Alban Shipshani.
Det var et møte fullt av følelser og spesielt da Emra tidligere har vært profesjonell fotballspiller og kaptein på Kosovos landslag.
Nok en gang spesiell takk til ambassadør Uliks Emra som fant tid til et besøk selv i denne pandemisituasjonen som har rammet hele verden.
Med vennlig hilsen,
Astrit Kukleci
Styreleder Rilindja IL