Lajmërim

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se turniri tradicional «Adem Jashari» i 10-ti me radhë dhe kësisoji jubilar, këtë vit do të mbahet me datat 23 dhe 24 nëntor (e shtunë dhe e diel) në Drøbak.

Nderin për të organizuar këtë turnir tradicional dhe jubilar e ka KF Rilindja. Njëherësh, shfrytëzojmë rastin për të falëmnderuar përgjegjësit e turnirit «Adem Jashari» për mirëbesimin e dhënë.

futsal

 Turniri zhvillohet sipas kushteve në vijim:

  • Sipas rregullave të fedaratës norvegjeze të futbollit, rregullores për futboll të vogël.

  • 4+1 dhe maksimumin 10 lojtarë të regjistruar për skuadër.

  • Kohëzgjatja e ndeshjeve ne grupe (te shtunën) një pjesë 12 minuta.

  • Ndeshjet eliminuse (te dielën) një pjesë 20 minuta. Gjysëmfinalja, finalja e bronzit dhe finalja me dy pjesë nga 15 minuta.

  • Orari i lojrave publikohet te martën me datë 19 nëntorë.

  • Afati i fundit për regjistrimim te ekipit e martë 12 nëntorë.

  • Regjistrimi bëhet ne lokalet e KF Rilindja cdo ditë nga ora 14.00-22.00.

  • Cmimi për pjesëmarje 1.500,- kruna për secilën ekip.

  • Pjesëmarrja garantohet vetëm atëherë kur është bërë pagesa e plotë.

  • Shorti hidhet me datë 18.11.2013 në orën 19.00 tek lokalet e KF Rilindja

Shpërblimet:

  • Vendi i parë

  • Vendi i dytë

  • Vendi i tretë

  • Cmimi «Fair Play»

  • Lojtari dhe portieri më i mirë.

Për informata më të hollësishme, drejtohuni kordinatorit të turnirit z. Shkëlzen Kukleci në numër telefoni 97 15 08 23

Pagesa mund të bëhet në xhirollogarinë e KF Rilindja 0540.08.55198 ose në lokalet e KF Rilindja