Njoftim!

Të nderuar dashamirë dhe tifozë të KF Rilindja!

Me datë 15 Mars, klubin tonë do e nderoj me një vizitë skuadra vëllazërore KF Liria nga Kopenhaga.
Për t`i pritur sa më mirë e ashtu si i ka hije, ftojmë të gjithë tifozërinë dhe dashamirët tanë në një mbrëmje gazmore, ditën e shtunë me datë 15 mars, në lokalet e klubit tonë, në ora 19.00 ku për kënaqësinë tonë do të na argëtoj artisti i jonë i merituar Sabedin Agga Shabani.

Kurse ditën e diel me datë 16 mars, ora 11.00 në Haugerud banen do të zhvillohet ndeshja miqësore mes dy skuadrave vëllazërore.

Ju ftojmë të gjithëve të vini dhe ndiqni këtë ndeshje miqësore.

Me respekte
Kryesia e KF Rilindja